Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se ka grabitur një zyrë arkitekturore.
Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Gentian Murthi, 31 vjeç, banues në Tiranë.
Emri i tij nuk është i panjohur për policinë pasi sipas tyre 31-vjeçari ka qenë i dënuar edhe më pare.
Por, një natë më parë dyshohet se ka vjedhur një zyrë arkitekturore.