Polciia e Fierit ka vënë në pranga 2 persona pasi akuzohen se kanë kryer vjedhje po në këtë qytet.
Burime të policisë bëjën me dije se janë arrestuar shtetasit:
1.Alfred Memushaj, 37 vjeç, banues ne lagjen “Osman Haxhija” Vlorë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi më datën 10.02.2017,në lagjen "Kastriot" Fier, dyshohet se ka vjedhur mjetin tip Lancia me targa AA 345 IU në pronësi të shtetasit K.P, 34 vjeç, banues në lagjen "Liri" Fier.
Shtetasi Alfred Memushaj, pasi e ka vjedhur mjetin në fjalë, i ka ndërruar targat nga AA 345 IU, në TR 5390 H për të mos u zbuluar nga policia.
U sekuestrua mjeti në cilësinë e provës materiale.
2.Martin Kulari, 18 vjeç, banues në fshatin Topojë, Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi më datën 10.02.2017, në dyqanin “Servis Kompjutera & Celularë” në pronësi të shtetasit N.K, ka vjedhur një celular të markës "SAMSUNG GALAXY J5”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Vjedhje".