Vjedhin vajin e transformatorit të energjisë elektrike, arrestohen në flagrancë 2 persona (Emrat)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:29 04-01-2017 Vjedhin vajin e transformatorit të energjisë elektrike, arrestohen në flagrancë 2 persona (Emrat) foto ilustruese

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë 2 persona me precedent penalë të mëparshëm, për vjedhje të kryera në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se janë arrstuar shtetasit:

1- Lulzim Kalaja, 39 vjeç, banues në Vlorë (i arrestuar më parë 2 herë për "Vjedhje").

2- Klodjan Yzi, 33 vjeç banues në Berat (i arrestuar më parë 5 herë për "Vjedhje").

Policia ka bërë arrestimin e këtyre dy shtetasve për shkak se më datë 03.01.2017, janë kapur në flagrancë në një pallat në lagjen "Pavarësia", ku në bashkëpunim me njëri-tjerin u kapën duke vjedhur vajin e transformatorit të energjisë elektrike, në kabinën e këtij pallati.

Po ashtu policia ka sekuestruar materiale të ndryshme plastike (bidona, kova) të mbushura me vaj transformatori, si dhe ka bllokuar një automjet Volskëagen Passat, me të cilin dyshohet se transportohej sasia e vajit të vjedhur.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se këta shtetas kanë vjedhur vaj transformatori edhe në lagjen "24 Maji", ngjarje e ndodhur më datë 15.12.2016.

Gjithashtu, dyshohet se këta shtetas janë autorë të dyshuar të disa vjedhjeve të tjera (vjedhje-vaji) të kryera në lagjet: "1 Maji", "10 Korriku", "24 Maji", për të cilat Policia po punon për dokumentimin e plotë ligjor të tyre.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjendet një person i vdekur tek Liqeni Artificial, si u sinjalizua policia
Ndahet nga jeta babai i gazetarit të njohur shqiptar, themelues i Departamentit të Anestezi-Reanimacionit »
Article Logic
Execution time: 0.01259183883667
array(1) { ["section"]=> string(100) "vjedhin-vajin-e-transformatorit-te-energjise-elektrike-arrestohen-ne-flagrance-2-persona-emrat-64571" }