Arrestohet një tjetër person lidhur me grabitjen e bujshme të 3.2 milion eurove në Qafë-Kashar. Shtetasi i arrestuar me inicialet F.Xh., akuzohet për bashkëpunim dhe është shoqëruar dy ditë më parë bashkë me të vëllain i cili u lirua më vonë.
Lidhur me grabitjen në afërsi të Rinasit deri më tani janë arrestuar edhe drejtuesi teknik i shoqërisë së sigurimit “Jaguar”, Fatmir Gapi 56 vjeç si dhje pesë punonjës të kompanisë private "Jaguar Security" që transportonte paratë.
Bëhet fjalë për shtetasit:
Xhelil Metaj, 43 vjeç punonjës SHPSF,
Gentian Dedja, 31 vjeç punonjës SHPSF,
Perparim Logu, 39 vjeç , punonjës SHPSF,
Endrit Daçi, 31 vjeç , shofer i shoqërise,
Dashamir Balla, 42 vjeç shofer i shoqërisë.