Vjedhja e telefonit, e pëson keq Emmanuel Macron

Publikuar tek: bota, më 19:56 18-09-2017 Vjedhja e telefonit, e pëson keq Emmanuel Macron

Presidenti francez Emmanuel Macron është përballur me një numër të madh telefonatash dhe mesazhesh ofenduese dhe kërcënuese pasi numri i tij i telefonit u publikua në internet rreth dy javë më parë.

Numri i telefonit u bë publik gati 12 ditë më parë kur hajdut vodhi telefonin celular të një reporteri, i cili në listën e tij të kontakteve kishte edhe numrin e Macron, që prej kohës që ai mbante postin e ministrit të Ekonomisë në qeverinë e François Hollande, raporton newsbomb.al.

Një këshilltar i Macron tha se numri i telefonit që doli në publik përdorej rrallë dhe menjëherë u morën masat për ta mbyllur ndërsa tashmë ai ka një numër të ri.

Këshilltari theksoi gjithashtu se numri i telefonit ishte personal dhe nuk përdorej për çështje presidenciale. “Siguria e Presidentit nuk është cënuar”, shtoi ai.

Megjithatë kjo gjë nuk i ka ndaluar qytetarët e shumtë ta bombardojnë Macron me mesazhe dhe telefonata, shumë prej të cilave me përmbajtje ofenduese. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbulohet kolonia 200-vjeçarje që sfidoi kohën, luftoi që njerëzit të ishin të barabartë
Gruaja e paralizuar, e dëmtuar në tru humbet ndihmën nga qeveria, arsyeja do t'ju prekë »
Article Logic
Execution time: 0.01003098487854
array(1) { ["section"]=> string(53) "vjedhja-e-telefonit-e-peson-keq-emmanuel-macron-92807" }