Gjykata ka pranuar sot gjykimin e shkurtuar të Adrian Birtaj dhe Mimoza Bruzia të cilët akuzohen për vjedhje në bashkëpunim në thesarin e Bankës së Shqipërisë. Gjykata gjithashtu ka vendosur për ndarjen e çështjes për Klevis Bejtjën, nipi i Adrian Bitrajt.
Gjykata Penale ka vendosur që të mos pranohet kërkesa e BSH për kthimin e parave pasi kjo gjë do të pengonte gjykimin penal. Sipas gjykatës kjo kërkesë do ti dërgohet Gjykatës Civile.
Pas mbylljes së hetimeve në muajin janar, për vjedhjen në Bankën e Shqipërisë ku u vodhën 713 milionë lekë në thesar, u arit në konkluzionin se përgjegjësit e drejtëpërdrejtë të vjedhjes ishin dy ish-punonjësit e Thesarit mes tyre Ardian Bitraj e Mimoza Bruzia si dhe nipi i Bitrajt, Klevis Bejtja.