Vjedhje dhe thyerje banesash me dhunë, arrestohen dy të shpallurit në kërkim nga Kavaja, autor të 7 grabitjeve

Publikuar tek: aktualitet, më 17:55 29-03-2020 Vjedhje dhe thyerje banesash me dhunë, arrestohen dy të shpallurit në kërkim nga Kavaja, autor të 7 grabitjeve

Policia e Kavajës ka arrestuar dy persona, të cilët ishin shpallur në kërkim, të dy me masë sigurie ‘Arrest në burg’.

Mësohet se ka rënë në pranga 28-vjeçari, si bashkautori i vjedhjes së banesës me dhunë në fshatin Rrakull dhe i katër vjedhjeve të tjera me thyerje. Një muaj më parë u arrestua edhe autori tjetër i këtyre vjedhjeve.

Po gjatë operacionit, ka rënë në pranga edhe 41-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje dhe aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg”, i dyshuar si autor i 7 vjedhjeve me thyerje.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor "Rrakulli"

Operacioni, për kapjen e autorëve të vjedhjes së banesave me thyerje dhe me dhunë

Kapen dy persona të shpallur në kërkim, të dy me masë sigurie "Arrest në burg"

Zbardhen 12 raste të vjedhjes së banesave me thyerje e dhunë

Vihet në pranga 28-vjeçari, si bashkautori i vjedhjes së banesës me dhunë në fshatin Rrakull dhe i katër vjedhjeve të tjera me thyerje. Një muaj më parë u arrestua edhe autori tjetër i këtyre vjedhjeve

Po gjatë operacionit, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje dhe aktualisht me masë sigurie "Arrest në burg", i dyshuar si autor i 7 vjedhjeve me thyerje

Policia e Kavajës, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë dhe kapjen e autorëve, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Rrakulli", në kuadër të të cilit u bë kapja e dy personave të shpallur në kërkim, konkretisht:

E. L., 28 vjeç, banues në Kavajë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë i kishte caktuar masën e sigurimit "Arrest në burg", për veprën penale ”Vjedhja me dhunë”, pasi ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin K. L., 34 vjeç, banues në Kavajë, arrestuar më datë 22.02.2020 (dhe aktualisht është me masë sigurimi “Arrest në burg), në lagjjen nr. 4 Kavajë, më datë 21.02.2020, kanë tentuar të vjedhin me dhunë, duke goditur me sende të forta shtetasin Xh. L., 81 vjeç.

Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se të dy këta shtetas janë autorë edhe të katër rasteve të tjera të vjedhjes së banesve me thyerje

Po gjatë operacionit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit tjetër në kërkim K. K., 41 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë për vjedhje, pasi për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg, në mungesë", për veprën penale “Vjedhja”, pasi ky shtetas ka tentuar të vjedhë me thyerje në banesën e shtetasit M. Rr., në fshatin Rrakull.

Nga veprimet e shpejta hetimore dhe profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, u bë e mundur zbardhja edhe e 7 rasteve të tjera të vjedhjeve të kryera nga ky person.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.020467042922974
array(1) { ["section"]=> string(115) "vjedhje-dhe-thyerje-banesash-me-dhune-arrestohen-dy-te-shpallurit-ne-kerkim-nga-kavaja-autor-te-7-grabitjeve-200560" }