Vjedhje, kokainë, shpërdorim detyre, arrestohen 6 persona në Tiranë (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:22 28-09-2020 Vjedhje, kokainë, shpërdorim detyre, arrestohen 6 persona në Tiranë (DETAJE) Foto ilustruese

Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona dhe ka proceduar penalish 2 të tjerë të akuzuar për vepra të ndryshem penale.

Policia njofton se në pranga ka rënë shtetasi D.A., 22 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale "Vjedhja" dhe "Dëmtime të tjera me dashje".

Sakaq, është bërë arrestimi i shtetasve K. H., 37 vjeç dhe Y. H., 57 vjeç, pasi në Kashar 2, në tokën e tyre u gjetën të kultivuara një sasi bimësh të dyshuara cannabis sativa. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht për veprën penale "Shpërdorim i detyrës", kryeplaku i fshatit, shtetasi D. A. Gjithashtu u procedua penalisht, për veprën penale "Armëmbajtja pa leje", shtetasi E. H., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e dyshuar manovër.

Njoftimi policisë:

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Arrestohen në flagrancë 6 shtetas dhe procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Ç., 41 vjeç, pasi në Rrugën e Kavajës, gjatë kontrollit fizik iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e llojit kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. A., 22 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale "Vjedhja" dhe "Dëmtime të tjera me dashje".

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve K. H., 37 vjeç dhe Y. H., 57 vjeç, pasi në Kashar 2, në tokën e tyre u gjetën të kultivuara një sasi bimësh të dyshuara cannabis sativa. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht për veprën penale "Shpërdorim i detyrës", kryeplaku i fshatit, shtetasi D. A. Gjithashtu u procedua penalisht, për veprën penale "Armëmbajtja pa leje", shtetasi E. H., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e dyshuar manovër.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve N. Xh., 41 vjeç dhe S. D., 41 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011237859725952
array(1) { ["section"]=> string(78) "vjedhje-kokaine-shperdorim-detyre-arrestohen-6-persona-ne-tirane-detaje-221968" }