Vjedhje spektakolare tek Gjiri i Lalzit, grabitet kasaforta dhe një makinë luksoze

Publikuar tek: aktualitet, më 16:03 23-07-2019 Vjedhje spektakolare tek Gjiri i Lalzit, grabitet kasaforta dhe një makinë luksoze

Dy vjedhje kanë ndodhur gjatë mëngjesin e sotëm tek Gjiri i Lalzit në Durrës.

Mësohet se në filllim është vjedhur një kasafortë e një marketi. Më pas hajdutët kanë vjedhur një makinë 'Range Rover' të parkuar afër marketit.

“Në orët e para të mëngjesit, në Gjirin e Lalëzit, nga persona ende të paidentifikuar është vjedhur kasaforta e një marketi, në të cilën ndodhej një shumë parash ende e papërcaktuar,  dhe  në afërsi të këtij marketi dyshohet se autorët   kanë vjedhur dhe një automjet tip ‘Range Rover’ në pronësi të një 5- vjeçari të cilin e kishte parkuar aty”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021981954574585
array(1) { ["section"]=> string(88) "vjedhje-spektakolare-tek-gjiri-i-lalzit-grabitet-kasaforta-dhe-nje-makine-luksoze-173092" }