Ditën e djeshme është shënuar një ngjarje makabre në Kurbin, vjehrri vrau me levë nusen e tij për arsye se nuk i shërbeu kafenë e mëngjesit.
Ditën e sotme Vera Tota, 42 vjeçarja dhe nëna e dy fëmijëve është përcjellë për në banesën e fundit.
Vjehrri në dëshminë e tij në polici ka thënë se nusja nuk i bindej dhe me të kishte pasur konflikte të vazhdueshme ndaj reagoi ndaj saj në atë mënyrë.
Gjatë dëshmisë i moshuari ka shprehur pendesë për vrasjen teksa thotë se situata i doli jashtë kontrollit.