Vjen kërcënimi i rradhës nga Korea e Veriut, i hedh raketë Japonisë, çfarë mesazhi është ky? (FOTO)

Publikuar tek: bota, më 11:25 29-08-2017 Vjen kërcënimi i rradhës nga Korea e Veriut, i hedh raketë Japonisë, çfarë mesazhi është ky? (FOTO)

Korea e Veriut ka lëshuar një raketë drejt pjesës veriore të Japonisë.

Kryeministri i Japonisë e ka konsideruar këtë akt si një kërcënim “të paprecedent” ndaj vendit të tij. Raketa, e lëshuar në orët e para të mëngjesit të së Martës, ka përshkuar ishullin Hokkaido, para se të binte në det. Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara pritet të mbajë një takim emergjent në lidhje me këtë akt, shkruan newsbomb.al. 

Fakt është që Korea e Veriut ka lëshuar raketa të ndryshme në formë prove kohëve të fundit, por kjo ishte hera e parë që hedhja e një rakete konsiderohet si një kërcënim drejt Japonisë. Por kjo nuk është hera e parë që raketat e lëshuara nga Korea e Veriut përshkojnë Japoninë. Dy raste të evidentuara më parë janë ato në vitin 1999 dhe në 2009, por Korea e Veriut u justifikua duke thënë se nuk ishin armë, por automjete satelitore, shkruan newsbomb.al. 

Ushtria e Koresë së Jugut, nga ana tjetër, ka dhënë detaje më të hollësishme në lidhje me këtë akt. Sipas tyre, raketa është lëshuar në orën 06:00 të mëngjesit me orën lokale, nga kryeqyteti Pyongyang. Raketa ka përshkuar më shumë se 2.700 kilometra, dhe konsiderohet një raketë e tipit Hwasong-12, tip i fundit. Raketa u përmbyt në pjesën veriore të Oqeanit Paqësor, 1.180 kilometra larg brigjeve Japoneze, duke u shpërbërë në 3 pjesë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E tmerrshme çfarë i pret banorët e Teksasit pas uraganit Harvi, dhëmbët e tyre janë shumë të mprehtë (FOTO)
Instalohet bateria më e madhe në botë! Zgjidhet problem i energjisë »
Article Logic
Execution time: 0.012687921524048
array(1) { ["section"]=> string(100) "vjen-kercenimi-i-rradhes-nga-korea-e-veriut-i-hedh-rakete-japonise-cfare-mesazhi-eshte-ky-foto-90516" }