Vjen lajmi fantastik nga Anglia për shqiptarët, emigrantët e paligjshëm do përfitojnë nënshtetësi...

Publikuar tek: aktualitet, më 07:36 07-07-2019 Vjen lajmi fantastik nga Anglia për shqiptarët, emigrantët e paligjshëm do përfitojnë nënshtetësi...

Një lajm fantastik vjen për emigrantët nga Britania e Madhe, aty ku ka edhe një numër të madh shqiptarësh.

Ditën e djeshme kandidati për kryeministër, Boris Johnson, ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtate me deklaratën e tij befasuese.

Johnson ka deklaruar se emigrantët i përkasin komuniteteve të ndryshme dhe pretendojnë të zhvillojnë jetën e tyre në Angli.

"Unë mendoj se historia e komuniteteve që vinë në Londër dhe jetojnë këtu është e jashtëzakonshme. Kemi parë valë migratore dhe ngadalë ata kanë ndryshuar janë përshtatur dhe ata na kanë ndihmuar për diversitetin e kulturës tonë. Kjo është ajo që unë dua për vendin tonë”, ka thënë ai.

Ndërkohë, më tej Johnson është shprehur se duhet të shqyrtohet mundësia e amnistisë për qindra emigrantë ilegalë, të cilët ndodhen në Angli për më shumë se 15 vjet. Lidhur me këtë ai ka dhënë kushtin se emigrantët duhet të flasin shumë mirë anglisht.

Ai ka theksuar se për shumë emigrantë në pjesën më të madhe të Britanisë, anglishtja nuk është 'gjuhë e parë'.

"Shumë shpesh ka pjesë të vendit tonë edhe në Londër por edhe qytete të tjera, sku anglishtja nuk flitet nga disa njerëz si gjuha e tyre e parë.

"Kjo duhet të ndryshohet dhe njerëzit duhet t'u lejohet të marrin pjesë në ekonomi dhe në shoqëri në mënyrën se si kjo përvojë e përbashkët do ta lejonte".

Ai gjithashtu do të udhëzojë Komitetin Këshillimor të Migracionit që të shohë se si sistemi i Australisë mund të përfshihet në Britani

"Ne duhet të jemi shumë më të hapur për emigracionin e kualifikuar si shkencëtarët, por gjithashtu duhet të sigurojmë publikun që kemi kontroll mbi numrin e emigrantëve të pakualifikuar që vijnë në vend. Duhet të jemi më të ashpër ndaj atyre që abuzojnë me mikpritjen tonë. Vende të tjera si Australia kanë sisteme të mëdha dhe ne duhet të mësojmë prej tyre. "

Ndërkohë, disa aktivistë të emigracionit menjëherë ngritën këmbanat e alarmit mbi planin e Johnson, ndërsa të tjerë e quajtën atë "një tingull" të mirë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071790218353271
array(1) { ["section"]=> string(103) "vjen-lajmi-fantastik-nga-anglia-per-shqiptaret-emigrantet-e-paligjshem-do-perfitojne-nenshtetesi-171379" }