Vjen në Shqipëri ambasadorja e re e Francës, Meta: Inkurajova rritjen e investimeve franceze në vendin tonë

Publikuar tek: politike, më 13:32 28-10-2020 Vjen në Shqipëri ambasadorja e re e Francës, Meta: Inkurajova rritjen e investimeve franceze në vendin tonë

Ambasadorja e re e Francës në Shqipëri do të jetë Elisabeth Barsacq.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti Ilir Meta përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa shkruan se pranoi me shumë kënaqësi Letrat Kredenciale të Ambasadores së re të Francës në vendin tonë.

Postimi i plotë:

Pranova me shumë kënaqësi Letrat Kredenciale të Ambasadores së re të Francës në Shqipëri, Sh.S.Znj. Elisabeth Barsacq.

Vlerësova marrëdhëniet shumë të mira tradicionale dhe politike me Francën dhe e falënderova për mbështetjen e pakursyer e të sinqertë të dhënë në avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian.

Theksova se vendimi politik i Këshillit Europian i marsit për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një mundësi historike për përparimin drejt Bashkimit Europian.

Vura në dukje se, fatkeqësisht, Shqipëria është ende shumë larg përmbushjes së  kushteve që kërkohen për zhvillimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, pasi kushti i parë kyç, reforma zgjedhore konsensuale, që do duhet t’i paraprijë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, u prish në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca me ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor.

Inkurajova rritjen e investimeve franceze në Shqipëri dhe, në këtë kuadër, shpreha besimin se hyrja në fuqi e Marrëveshjes me Agjencinë Franceze të Zhvillimit (AFD), do t'i japë një shtysë të rëndësishme projekteve zhvillimore në vendin tonë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “PD e kapluar nga mentaliteti STALINIST”, Patozi: Basha i ka shpallur luftë partive të reja dhe të pakrijuara
Gazeta e PD e nxori në ballinë, Myslim Murrizi SHPËRTHEN keq ndaj BASHËS: Ti kurv*ckë e vogël u fshehe në garazhdet e ETC-së, ku*vat e pushtetit i kë në shtëpi e fare fis (E PLOTË) »
Article Logic
Execution time: 0.011811971664429
array(1) { ["section"]=> string(109) "vjen-ne-shqiperi-ambasadorja-e-re-e-frances-meta-inkurajova-rritjen-e-investimeve-franceze-ne-shqiperi-225488" }