Vjen në Tiranë komisioneri i BE-së për Imigracionin, takim me Ramën dhe Lleshajn

Publikuar tek: politike, më 19:35 20-05-2019 Vjen në Tiranë komisioneri i BE-së për Imigracionin, takim me Ramën dhe Lleshajn

Komisioneri europian për Integrimin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë Dimitris Avramopulos do të vizitojë Tiranën në ditën e inagurimit të nisjes së operacionit të përbashkët të Frontex, Agjencisë Evropiane e Rojeve Kufitare dhe Bregdetare, në bashkëpunim me autoritetet shqiptare.

Ky do të jetë operacioni i parë i këtij lloji që do të shënojë një bashkëpunim të ri ndërkufitar midis BE dhe partnerëve të saj në Ballkanin Perëndimor, tha komisioneri Avramopulos.

Bashkëpunimi për ruajtjen e kufirit do të fillojë në 22 maj në kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Avramopoulos do të marrë pjesë në një konferencë të përbashkët shtypi me Drejtorin Ekzekutiv të Gardës Kufitare dhe Rojet Bregdetare Fmbris Leger, Kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, të cilët së bashku do të inspektojnë stafin dhe pajisjet e vendosura në kufirin greko-shqiptar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071160793304443
array(1) { ["section"]=> string(86) "vjen-ne-tirane-komisioneri-i-be-se-per-imigracionin-takim-me-ramen-dhe-lleshajn-165038" }