Vjen nga rradhët e mjeksisë, emërohet drejtori i ri në Shkodër

Publikuar tek: aktualitet, më 08:00 20-02-2018 Vjen nga rradhët e mjeksisë, emërohet drejtori i ri në Shkodër

Prej 1 viti pezull, dega e fondit të sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor Shkodër tashmë ka një titullar të ri.

Këtë të hënë është emëruar në këtë pozicion Markens Shllaku. Ai vjen nga rradhët e mjeksisë, ku për disa vite ka shërbyer si mjek në qendrën shëndetësore Gur i zi.

Ndërsa tashmë vihet në krye të fondit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor. Për më tepër se një vit ky institucion është drejtuar nga nëndrejtorja Mirsada Muja.

Markens Shllaku në vitin 2015 ka qenë pjesë e 732 kandidatëve të cilët u vunë në garë për marrjen e specializimit duke u renditur kështu në listën fituese.

Që nga ky moment ai do të shërbente si mjek i përgjithshëm në qendrën shëndetësore Gur i zi, ndërsa nga kjo e hënë vjen në krye të fondit, shkruan tv1channel.

Nje institucion ky i cili në Shkodër ka një sërë detyrash për të zgjidhur, duke nisur që nga lista e rimbursimeve ku në metropolin verior ka një sërë anomalish e deri tek farmacitë dhe mënyra e zbatimit të kontratës.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Reshje të dendura dëbore. Izolohet qyteti i Pukës
I ftuar në emisionin sportiv, gazetari shqiptar merr mesazhe kërcënuese »
Article Logic
Execution time: 0.010396003723145
array(1) { ["section"]=> string(68) "vjen-nga-rradhet-e-mjeksise-emerohet-drejtori-i-ri-ne-shkoder-110823" }