Vjena e ashpër me Hungarinë: Po riktheni kohën e nazistëve

Publikuar tek: bota, më 22:49 12-09-2015 Vjena e ashpër me Hungarinë: Po riktheni kohën e nazistëve

Kancelari austriak, Werner Faymann dënoi ashpër kryeministrin hungarez, Viktor Orban duke e krahasuar trajtimin e rezervuar për refugjatët që kalojnë tranzit nga Hungaria me periudhën naziste.

“Të bllokosh refugjatët në trena me shpresën se ata do të shkojnë shumë larg, të zgjohen kujtimet e periudhës më të errët të kontinentit tonë”, theksoi ai për të përjavshmen gjermane ”Der Spiegel”.

Hungaria, mbështetëse e një linje të ashpër kundër imigrantëve, është dënuar nga partnerët evropianë, veçanërisht kryeministri i saj populist, që shpreson të bllokojë kalimin e refugjatëve nga vendi i tij drejt Austrisë, më pas në Gjermani që prej 15 shtatorit në sajë të një barriere të dyfishtë me tela me gjemba në kufirin serb.

Viktor Orban theksoi gjithashtu se refugjatët sirianë, që mbërrijnë në masë në Evropë dhe kalojnë tranzit nga Hungaria nuk vijnë nga zonat e luftës, por kampet e vendosura në këto vende kufitare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02636981010437
array(1) { ["section"]=> string(63) "vjena-e-ashper-me-hungarine-po-riktheni-kohen-e-nazisteve-20628" }