Vjeshta e relaksit, Blerina zbulon ‘mrekullitë’ e baltrave detox

Publikuar tek: blogu-i-blerines, më 14:00 02-10-2019 Vjeshta e relaksit, Blerina zbulon ‘mrekullitë’ e baltrave detox

Blogu i Blerinës për newsbomb.al

Vjeshta është koha më e përshtatshme për të vendosur në lëkurën e trupit tonë baltrat detox.

Ato janë kompakte, të tej mbushura me kripëra minerale dhe efekti i tyre shkarkues (drenues) është pikërisht ajo çfarë na duhet në stinën e vjeshtës kur i gjithë organizmi ynë po përjeton biologjikisht ditë pas dite rinovimin e gjakut.

Përse baltrat detox!

Fillimisht është e nevojshme të dimë që balta që vendosim në trup është jo vetëm disa ngjyrëshe por edhe kryen funksione të ndryshme. Ajo mund të jetë, drenuese, detox, anticelulit, modeluese, dobsuese, pastruese, tonifikuese etj. Ndryshimi nga balta në baltë qëndron pikërisht tek kripërat minerale që ajo përmban, vajrat esencialë dhe mbi të gjitha nga niveli mikrobakterial që ajo ka. Sepse në varësi të saj përcaktohet dhe konfeksionohet produkti. Balta detox është specifike kryesisht për stinën e vjeshtës dhe atë të pranverës, sepse kryen një spastrim qelizor shumë të thellë, ndihmon shumë organizmin tonë të eleminojë toksinat e akumuluara dhe favorizon një qarkullim të mirë gjaku. Efikasiteti i saj rritet më shumë në stinën e vjeshtës edhe për shkak të fillimit të përdorimit të çajrave bimorë të ngrohtë, të dyja bashkë realizojnë mësëmiri detoksifikim e trupit tonë, duke e bërë atë jo vetëm të ndjehet më i lehtë por edhe të jetë më i lëmuar dhe me një reliev të pëlqyeshëm (kryesisht këmbët dhe krahët). Përveçse anticelulit perfekt, për shkak të ngarkesës së lartë të kriprave minerale që përmban balta detox është edhe pastruese shumë e mirë për lëkurën akneike të trupit, atë më shumë yndyrë dhe ushqyes perfekt për lëkurat e thata të cilat tentojnë të çahen vazhdimisht.

Përdorim

Sigurisht që edhe protokolli që ndiqet në këtë periudhë duhet të jetë i përshtatur me moshën, peshën dhe aktivitetit ditor që kryen gjithsecili prej nesh. E rëndësishme është që dy herë në javë ky produkt të mbulojë trupin tonë me një minutazh prej 20-30 minuta për rreth tre javë, dhe më pas kalohet në një seancë në javë dhe trupi duhet të mirëmbahet me tre deri katër seanca në muaj. Një protokoll ky i nevojshëm që ne të mos shikojmë dhe ndjejmë më shqetësime estetike në lëkurën tonë.

Përgatiti Blerina e Florescenter

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023977994918823
array(1) { ["section"]=> string(68) "vjeshta-e-relaksit-blerina-zbulon-mrekullite-e-baltrave-detox-180538" }