Vjosa Osmani flet hapur pas aleancës me VV: Ja posti që dëshiroj në ‘Qeverinë Kurti’

Publikuar tek: rajon, më 07:04 14-11-2019 Vjosa Osmani flet hapur pas aleancës me VV: Ja posti që dëshiroj në ‘Qeverinë Kurti’ Albin Kurti - Vjosa Osmani

Pas Aleancës me Vetëvendosjen, kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për postin që do të zgjedhë pas formimit të qeverisë.

Osmani ka treguar se do t’i pëlqente të jepte kontribut si kryetare e Kuvendit ose si ministre e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

“Do të jepja më shumë kontribut si kryetare e Kuvendit ose në politikën e jashtme, megjithatë ende s’kemi diskutuar për këtë”, tha Vjosa Osmani.

“Megjithatë, aktualisht primare është harmonizimi i programit mes partive dhe jo ndarja e posteve”, deklaroi politikania në Opinion.

Kujtojmë se Albin Kurti, i cili fitoi zgjedhjet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, i kishte propozuar Osmanit pikërisht postin e kryeparlamentares para zgjedhjeve, por, LDK-ja vendosi të shkojë pa koalicion në zgjedhje.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019391059875488
array(1) { ["section"]=> string(88) "vjosa-osmani-flet-hapur-pas-aleances-me-vv-ja-posti-qe-deshiroj-ne-qeverine-kurti-185818" }