Vjosa Osmani me Covid-19, reagon Ruçi: U infektove një ditë para vizitës në Tiranë

Publikuar tek: aktualitet, më 16:11 17-11-2020 Vjosa Osmani me Covid-19, reagon Ruçi: U infektove një ditë para vizitës në Tiranë Osmani - Ruçi

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi ka reaguar pas lajmit të infektimit me koronavirus të homologes së tij Vjosa Osmani.

Me anë të një letre Ruçi i uron shërim të shpejtë dhe shpreh gatishmërinë e Shqipërisë për mbështetje ndaj fqinjëve në çdo rast nevoje.

Mesa duket infektimi i Osmanit vjen një ditë para vizitës së saj të planifikuar në Tiranë.

“E dashur Vjosa, mësova lajmin se sot keni rezultuar pozitive me Covid-19. Ju uroj ta kaloni sa më shpejt dhe sa më lehtëkëtë sëmundje, e cila prej gati një viti po rrezikon jetët njerëzore në mbarë botën. Prekja nga Covid-19 ndodhi pikërisht një ditë para vizitës Tuaj të planifikuar në Tiranë. Duke përsëritur dëshirën time për një shërim të shpejtë, uroj më të mirën për Ju, familjen tuaj dhe të gjithë qytetarët e Kosovës. Shqipëria ka qenë dhe do të mbetet pranë dhe në mbështetje të Kosovës, institucioneve dhe qytetarëve të saj”, shkruan në letrën e tij Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Komiteti ndalon grumbullimet mbi 10 persona, a do të mbyllen shkollat? Fico: Do marrim vendimin e duhur
‘Hë se nuk besonit ju’, Rama inspekton punimet në pallatet e dëmtuara në Shijak, banorja: Rrofsh sa malet »
Article Logic
Execution time: 0.012048006057739
array(1) { ["section"]=> string(87) "vjosa-osmani-me-covid-19-reagon-ruci-u-infektove-nje-dite-para-vizites-ne-tirane-228080" }