Vjosa Osmani takohet në Departamentin e Shtetit me Matthew Palmer

Publikuar tek: rajon, më 18:38 16-10-2019 Vjosa Osmani takohet në Departamentin e Shtetit me Matthew Palmer

Pas takimit të djeshëm në Shtëpinë e Bardhë, me drejtorin për Evropë, John Earth, në kuadër  të Këshillit për Siguri Kombëtare, kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, ka takuar sot edhe Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Osmani ka publikuar disa foto në 'Facebook' nga ky takim dhe zbulon se diskutuan për raportet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së dhe për punët e rëndësishme të cilat e presin Kosovën.

“Sot në Departamentin e Shtetit u prita nga Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit, Mathew Palmer, i cili është poashtu Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor. Diskutuam për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe punët e rëndësishme që na presin përpara”, ka shkruar Osmani.

mp.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076789855957031
array(1) { ["section"]=> string(72) "vjosa-osmani-takohet-ne-departamentin-e-shtetit-me-matthew-palmer-182346" }