VKM, ndryshimet për “plazhet publike”, “të autorizuar”, “stacion plazhi” e të tjera

Publikuar tek: aktualitet, më 15:11 19-06-2015 VKM, ndryshimet për “plazhet publike”, “të autorizuar”, “stacion plazhi” e të tjera

Me Vendim të Këshillit të Ministrave janë bërë ndryshime për sigurinë në det, plazhe në ujërat e brendshme në thellësi të territorit dhe gjatë ushtrimit të aktiviteteve sportive.  Kështu këshilli i Ministrave ka vendosur këto shtesa:

a)” Plazh publik” është pronë eksluzive e shtetit , e hapur për përdorim publik me ose pa autorizim të pushtetit vendor në përputhje me aktet ligjore dhe / ose nënligjore në fuqi që ofron mjete minimale për përdorim me kushtet e sigurisë dhe higjenës.

c) “Plazh i autorizuar”, janë ato zona të plazheve që janë të autorizuara e të hapura për përdorim publik dhe që ofrojnë mjete minimale për përdorim, me kushtet e sigurisë dhe të higjienës.

b) Në fund të shkronjës ç shtohet fjalia me këtë përmbajtje:

Njësia “stacion plazhi” nuk mund të ofrojë shërbim restoranti ose shërbim diskoje.

c) Pas shkronjës “k” shtohet “l” me këtë përmbajtje

“Rrugë kalimi” rruga për të cilën subjektet private që shfrytëzojnë plazhin publik me autorizim të pushtetit vendor si dhe subjektet mbajtëse të titullit të pronësisë së pronës pranë plazhit publik, kanë detyrim ta ndërtojnë atë për kalimin e individëve midis plazhit publik dhe rrugës publike.

Shkronja “c” e pikës 2 ndryshohet si më poshtë

c) plazhet që nuk janë përmendur në shtojcën A-1 nuk mund të jenë objekt autorizimi por janë të lira për përdorim nga publiku i gjerë dhe nuk mund të pretendohen nga një person i tretë”.

Një tjetër shtojcë e rëndësishme e vendimit të Këshillit të Ministrave është , shtojca në fund të B-3

“ Në hapëirën e plazhit të marrë në përdorim për ushtrimin e aktivitetit “stacion plazhi” subjekti i autorizuar për të ushtruar këtë aktivitet nuk mund të kryejë punime të tilla si gërmime, depozitime, inertesh ndërtim platformash betoni ose strukturash të ngjashme të cilat nuk janë sezonale.

Vendimet hyjnë në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Prokuroria sekuestron listat e Vorës, dyshim për dublikimin e 480 votuesve
Prishja e pazareve narkotike, zhduket 37-vjeçari. Shoqërohen 22 persona, ngrihet grupi i hetimit »
Article Logic
Execution time: 0.012797117233276
array(1) { ["section"]=> string(80) "vkm-ndryshimet-per-plazhet-publike-te-autorizuar-stacion-plazhi-e-te-tjera-14020" }