Vladimir Putin: Dritë jeshile për gazsjellësin ruso-turk “TurkStream”

Publikuar tek: bota, më 21:39 07-02-2017 Vladimir Putin: Dritë jeshile për gazsjellësin ruso-turk “TurkStream”

Vladimir Putin i dha sot dritën jeshile në planin politik për ndërtimin e gazsjellësit “TurkStream” mes Rusisë dhe Turqisë, që pritet të furnizojë për një periudhë të pacaktuar Bashkimin Evropian, projekt simbolik i përmirësimit të marrëdhënieve mes Moskës dhe Ankarasë.

“Presidenti rus dekretoi ligjin për ratifikimin e marrëveshjes së nënshkruar më 10 tetor me homologun e tij rus, Recep Tayyip Erdogan, që u miratua në fillim të shkurtit nga Parlamenti rus”, njoftoi Kremlini.

Nga ana e tyre, deputetët turq miratuan dokumentin në dhjetor. “Gazprom” aspiron të nisë punimet këtë vit.

Ky projekt energjetik i rëndësishëm u bë publik në fund të 2014 në të njëjtin vit që u pezullua, në mesin e krizës ukrainase, i projektit “South Stream” nga Deti i Zi, i bllokuar nga Bashkimi Evropian. Me vonëse shkak i mungesës së marrëveshjes me qeverinë turke, ky projekt u pezullua për shkak të krizës diplomatike lindur pas goditjes nga aviacioni turk i një avioni bombardues rus që po fluturonte mbi hapësirën e kufirit siriano-turk në nëntorin e 2015.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011327981948853
array(1) { ["section"]=> string(72) "vladimir-putin-drite-jeshile-per-gazsjellesin-ruso-turk-turkstream-68032" }