Vladimir Putin i dërgon mesazh Theresa May-t pas zgjedhjes si kryeministre

Publikuar tek: bota, më 21:46 13-07-2016 Vladimir Putin i dërgon mesazh Theresa May-t pas zgjedhjes si kryeministre

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i ka dërguar një mesazh urimi kryeministres së re të Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May, ku shpreson për një dialog konstruktiv mes dy vendeve.

“Vladimir Putin konfirmoi gatishmërinë e tij për një dialog konstruktiv dhe për të bashkëpunuar me kryeministren britanike për çështje aktuale të fokusuara në marrëdhëniet dypalëshe dhe agjendën ndërkombëtare. Putin shprehu bindjen se potenciali i pashfrytëzuar në marrëdhëniet ruso-britanike kërkon angazhim të ri në interes të të dyja vendeve”, thuhet në njoftimin e Kremlinit.

Putin ka vlerësuar edhe ish-kryeministrin David Cameron, me të cilin pati një marrëdhënie jo të lehtë.

Londra ka qenë një nga mbështetëset më të mëdha të skanksioneve ndaj Moskës pas ndërhyrjes në Ukrainë, ndërsa Cameron është shprehur gjatë fushatës së referendumit se fituesit më të mëdhenj të “Brexit” do të jenë Rusia dhe ISIS. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vendimi i papritur i Theresa May si kryeministre, emëron Boris Johnson ministër të Jashtëm, krijohet “Ministria Brexit”
Juana, vrasësja meksikane tregon makabritetet që kryente me viktimat pa kokë »
Article Logic
Execution time: 0.009768009185791
array(1) { ["section"]=> string(80) "vladimir-putin-i-dergon-mesazh-theresa-may-t-pas-zgjedhjes-si-kryeministre-46503" }