Vladimir Putin nis fushatën për t’u rizgjedhur president i Rusisë

Publikuar tek: bota, më 21:07 19-12-2017 Vladimir Putin nis fushatën për t’u rizgjedhur president i Rusisë

Presidenti rus, Vladimir Putin ka nisur fushatën e tij në kërkim të votës edhe për një tjetër mandat si president i Rusisë.

Ai ka bërë thirrje për mbrojtjen e “lirisë” dhe “stabilitetit” të këtij vendi, duke shtuar se Rusia duhet të shmangë ndikimin nga jashtë dhe tentimet e opozitës brenda vendit për të lëkundur politikën.

Putin i ka bërë këto deklarata para një grupi të mbështetësve besnikë, një ditë pasi ka nisur edhe zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 18 marsit të vitit të ardhshëm në Rusi, raporton Rel.

“Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik kemi dëgjuar shumë biseda të këndshme dhe fjalime të mira, mirëpo askush nuk na ka ndihmuar”, ka thënë Putin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kim Jong Un ekzekuton një tjetër zyrtar të lartë
Aksion filmash, pasi vodhi makinën e pronarit i riu shqiptar ndryshon SKENARIN »
Article Logic
Execution time: 0.012868881225586
array(1) { ["section"]=> string(72) "vladimir-putin-nis-fushaten-per-t-u-rizgjedhur-president-i-rusise-103691" }