Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin ka folur nga Shkodra për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 25 qershorit.
Vlahutin tha se çfarëdolloj transaksioni për votën apo presionet familjare, janë të papranueshme.
“Zgjedhjet parlamentare janë të rëndësishme dhe zgjedhjet janë për njerëzit jo për partitë politike. Vendoseni ju se ku doni ta shikoni Shqipërinë në katër vitet e ardhshme”,- u shpreh nga Shkodra ambasadorja e BE.
Një grup deputetësh të Parlamentit Europian, kanë mbërritur në Shqipëri për të monitoruar procesin e zgjedhjeve parlamentare.