Vlahutin i dorëzon Metës Strategjinë e KE-së për Ballkanin: Të lexohet me vëmendje nga faktorët politikë

Publikuar tek: politike, më 19:36 06-02-2018 Vlahutin i dorëzon Metës Strategjinë e KE-së për Ballkanin: Të lexohet me vëmendje nga faktorët politikë

Presidenti Ilir Meta priti në një takim Ambasadoren e Delegacionit të BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin.

Ambasadorja Vlahutin i dorëzoi Metës Strategjinë e re të Komisionit Evropian, “Një perspektivë e besueshme zgjerimi dhe një angazhim i thelluar i BE-së në Ballkanin Perëndimor”, si dhe Planin e Veprimit në mbështetje të transformimit të Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Meta vlerësoi synimin për të pasur një angazhim gjithnjë e më të madh, si nga vendet e rajonit ashtu edhe nga Bashkimi Evropian, në proceset transformuese drejt anëtarësimit të plotë të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Meta nënvizoi se Strategjia e re e Komisionit Evropian është një dokument që duhet të lexohet me vëmendje nga faktorët politikë shqiptarë për t’u pasqyruar në përpjekjet dhe angazhimet e tyre drejt synimit të përbashkët të integrimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012151002883911
array(1) { ["section"]=> string(110) "vlahutin-i-dorezon-metes-strategjine-e-ke-se-per-ballkanin-te-lexohet-me-vemendje-nga-faktoret-politike-109360" }