Vlahutin jep mesazhin e fortë nga Lezha: Shqipëria nuk ka nevojë të shkojë në Europë

Publikuar tek: barometri, më 08:16 05-05-2018 Vlahutin jep mesazhin e fortë nga Lezha: Shqipëria nuk ka nevojë të shkojë në Europë

Ditën e sotme në qytetin e Lezhës po zhvillohet takimi i rradhës i Forumit të Sigurisë Publike ku të ftuar janë edhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin, e cila gjatë fjalës së saj ka dhënë edhe një mesazh të fortë.

Teksa fliste për synimet që BE ka për vendin tonë, Vlahutin ka theksuar se nuk ka nevojë të përdoret shprehja: “Ta dërgojmë Shqipërinë në Europë”, pasi sipas saj Shqipëria aktualisht është në Europë madje në zemër të saj, ndërsa ka shtuar se Bashkimi Europian po punon fort për rritjen e standarteve në krahasim me vendet e tjera.

Ambasadorja u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që nëse vendosin të largohen nga vendi, të mos emigrojnë me arsyen e azilit, por të kërkojnë mundësi studimi apo punësimi.

“Mua nuk më pëlqen shprehja: “Ta dërgojmë Shqipërinë në Europë”. Shqipëria nuk ka nevojë të shkojë në Europë, Shqipëria është në zemër të Europës. Ne thjeshtë duam të përmbushim standartet e një vendi europian.

Ndërsa do të doja që realisht t’ju bëja në kërkesë. Nëse doni të largoheni drejt një vendi tjetër të Europës, ju lutem mos e bëni këtë me arsyen e azilit. Azili nuk është për Shqipërinë, është për ato vende që kanë kaluar luftë, si Siria. Shqipëria nuk është në këtë stad, ju lutem gjeni mënyra të tjera si studimi apo punësimi”, ka thënë Vlahutin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030771017074585
array(1) { ["section"]=> string(90) "vlahutin-jep-mesazhin-e-forte-nga-lezha-shqiperia-nuk-ka-nevoje-te-shkoje-ne-europe-119544" }