Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin ëahtë shprehur sot se muajt e ardhshëm janë kyç për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Be-në.
Deklaratën Vlahutin e bëri gjatë fjalës së saj në Shkollën Evropiane Verore, ku dy prioritetet kryesore të vendit listoi sundimin e ligjit dhe lufta kundër drogës.
“BE është i përkushtuar në përfshirjen e të gjitha vendeve të rajonit, pasi ato të jenë të gatshme, përfshi edhe Shqipërinë, pasi të kenë plotësuar reformat, të cilat do të sjellin një cilësi jete më afër Evropës. Muajt e ardhshëm do të jenë kyç për çeljen e negociatave. Do të thosha që edhe Shqipëria është në një moment të mirë. Më në fund pritet të implementohet reforma në drejtësi, e cila është dhe reforma më komplekse. Ajo është gati të zbatohet në më pak se dy javë.”- është shprehur ambasadorja e BE-së.
Në fjalën e saj, Romana Vlahutin bëri thirrje për bashkëpunim mes mazhorancës dhe opozitës, duke e cilësuar si rrugën e vetme për ecjen përpara të vendit.