Ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë, Romana Vlahutin ka deklaruar nga Shkodra se reforma në drejtësi është kyçe për procesin e integrimit.
Vlahutin ka kërkuar ndryshime në nivel kushtetues, ndërsa ka theksuar se Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë janë më të rëndësishme dhe se ato duhet të japin shembullin e tyre. Ambasadorja e BE-së ka kërkuar gjithashtu reformimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Sipas Vlahutin, reforma kushtetuese kërkon shumicë të theksuar votash, e për këtë konsensusi shumicë opozitë është i domosdoshëm.