Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me pamje nga puna vijuese për rikthimin e vlerave historike e kulturore të Gjirokastrës, Beratit, Vlorës, Dhërmiut e Vunoit.
"Mirëmëngjes, dhe me këto pamje nga puna vijuese për rikthimin e shkëlqimit dhe nxjerrjen në dritë të vlerave historike e kulturore të Gjirokastrës, Beratit, Vlorës, Dhërmiut e Vunoit, ju uroj një javë të mbarë", shkruan Rama bashkëngjitur videos.