Këshilli Bashkiak i Shkodrës me 39 vota pro ka vendosur të nxjerrë në ankand aksionet e klubit të futbollit Vllaznia.
Për shitjen e aksioneve të klubit, Bashkia do të kërkojë rreth 600 milionë lekë. Në këto kushte, klubi verior po shkon drejt privatizimit.
Ndërkohë ka reaguar në facebook deputetja e PS Senida Mesi, e cila sulmon bashkinë e Shkodrës dhe thumbon kryetaren Voltana Ademi.
Sipas Mesit, për Vllazninë po fillon procesi i heqjes nga duart e manipulimit partiak dhe keqmanaxhimit të taksave të shkodranëve nga Bashkia dhe PD Shkodër.