Vlonjatët si nëpër filma/ Sajuan atentatin, arrestohet Romario Aliraj dhe shoku i tij (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:11 04-06-2019 Vlonjatët si nëpër filma/ Sajuan atentatin, arrestohet Romario Aliraj dhe shoku i tij (DETAJE)

Policia ka arrestuar 24-vjeçarin Romario Aliraj pasi disa ditë më parë u raportua se të riut i është bërë atentat në Novoselë. Por gjithçka ka qenë një sajesë nga autori dhe shoku i tij.

Po ashtu në pranga ka rënë edhe shoku i tij, A.V., 51 vjeç . Nga hetimet rezulton se ata e kanë realizuar vetë të gjithë skenën për përfitime.

Kujtojmë se më 12 maj drejt automjetit të Alirajt në Novoselën të Vlorës u qëllua me plumba 19 herë. Për pasojë në këtë atentat të pretenduar mbeti i plagosur lehtë Aliraj, me profesion picier.  

Njoftimi i plotë:

Policia zbardh ngjarjen e Novoselës të ndodhur më datë 12 Maj 2019

Sajon ngjarjen për interesa personale në bashkëpunim me shokun e tij, por vihen të dy në pranga.

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 12.05.2019, ku persona të paidentifikuar kanë tentuar të vrasin 24 vjeçarin R. A, i cili në momentin e sulmit ishte duke drejtuar automjetin e tij Volksëagen Golf në autostradën Vlorë-Levan, Policia në bashkëpunim me Prokurorinë ka zbardhur ngjarjen, ku ka rezultuar se ngjarja është sajuar nga autori dhe shoku i tij , për interesa personale.

Në këtë kuadër u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

  1. R.A., 24 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale "Kallëzimi i rremë", "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës", "Largimi i të burgosurit nga vendi i vuajtjes së dënimit" dhe "Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve".
  1. A.V., 51 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale "Kallëzimi i rremë" dhe "Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve".

Nga hetimet e kryera dhe provat e administruara ka rezultuar se shtetasi A.V në bashkëpunim me vetë shtetasin R.A, kanë përgatitur, simuluar dhe realizuar vetë ngjarjen në fjalë për interesa personale duke përdorur gjithashtu edhe një armë zjarri automatike.

Gjithashtu, për shtetasin R.A, më datë 01.06.2019, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", për veprën penale "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt", por ditën e djeshme (03.06.2019) është konstatuar nëpër qytet duke mos zbatuar detyrimet ligjore në lidhje me masën e sigurisë.

Materialet në ngarkim të personave të ndaluar i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034148216247559
array(1) { ["section"]=> string(97) "vlonjatet-si-neper-filma-sajuan-atentatin-arrestohet-romario-aliraj-dhe-shoku-i-tij-detaje-166901" }