Vetëm 20 minuta pasi kreu vjedhjen e një automjeti tip Volkswagen Transporter, policia i është vënë këmba-këmbës hajdutit vlonjat dhe e ka prangosur.
I arrestuari është Zenel Barjami, 23 vjeç, banues në Vlorë.
Ditën e djeshme rreth orës, 18:20, bën me dije policia, ky shtetas ka vjedhur automjetin tip Volksëagen-Transporter me targë AA 298 NS, në aksin rrugor të lagjes "Rilindja" dhe është nisur për të dalë jashtë qytetit, me qëllim për të humbur gjurmët dhe për t'iu fshehur policisë.
Menjëherë gjatë ndjekjes nga Policia (20 minuta më pas) u bë i mundur bllokimi i mjetit në aksin rrugor pranë fshatit Cerkovinë dhe arrestimi në flagrancë i Zenel Barjamit për "Vjedhje".
Policia bën me dije se po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.