Vlora epiqendër e Covid-19, raste pozitive në radhët e prefekturës, shkollës dhe policisë (SHIFRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 19:19 23-11-2020 Vlora epiqendër e Covid-19, raste pozitive në radhët e prefekturës, shkollës dhe policisë (SHIFRAT)

Vlora ishte epiqendra e Covid-19 në 24 orët e fundit.  

Ministria e Shëndetësisë raportoi se në qytetin bregdetar vetëm gjatë ditës së sotme janë shënuar 51 raste të reja me koronavirus.

Të prekur ka pasur në radhët e prefekturës, shkollës, në Gjykatën e Apelit, por edhe në qendrën shëndetësore dhe Policinë e Qarkut të Vlorës.

Mësohet se pozitiv me Covid-19 kanë rezultuar një psikologe dhe një sanitare në një shkollë 9-vjeçare. Ndërkohë, në prefekturë është infektuar një punonjës i saj.

Nga rastet e raportuara bëhet me dije se janë infektuar dy edukatore në një kopsht dhe një sekretar pranë Gjykatës së Apelit Vlorë.

Të konfirmuar me COVID-19 janë edhe dy infermiere në qendër shëndetësore dhe një punonjës pranë kujdesit shëndetësor. Të prekur rezultojnë po ashtu dy punonjës në Policinë e Vlorës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Sot numri më i lartë i viktimave nga Covid-19’, Manastirliu apel qytetarëve: Bëhuni të përgjegjshëm, përdorni këto 3 ‘armë’ kur dilni nga shtëpia
Gara për në Gjykatën Kushtetuese, KED skualifikon për herë të dytë Euglen Papandilen »
Article Logic
Execution time: 0.01304292678833
array(1) { ["section"]=> string(102) "vlora-epiqender-e-covid-19-raste-pozitive-ne-radhet-e-prefektures-shkolles-dhe-policise-shifrat-228855" }