Këto janë pamjet që vijnë nga qyteti bregdetar i Vlorës.
Reshjet e shiut kanë shkaktuar kaos dhe probleme të shumta paraditen e sotme në qytetin e Vlorës.
Siç duket edhe nga pamjet, niveli i ujit ka arritur mbi 30 cm në rrugë. Për pasojë, kjo situatë ka shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve në disa akse kryesore, në Skelë dhe në bulevardin kryesor.








