Sot në Vlorë ka plasur sherri mes 2 personave dhe shkak janë bërë flamujt grekë.
Një ndërtesë kati i parë i së cilës është mbushur me flamuj grekë, bëhet objekt sherri.
Flamujt grekë ishin vënë në katin e parë të pallatit gjë e cila ka acaruar vlonjatin. Mosmarrëveshja ka nisur me ofendime, shkelma dhe më pas në grushta.
Është dashur ndërhyrja e policisë, e cila ka mbërritur dhe ka shoqëruar në komisariat të dy personat.
“Sapo u zunë për flamujt grek që janë të vendosur në Vlorë. Shteti ynë është i pafuqishëm t'i heqë ata flamuj që kanë disa muaj aty. Është hera e pestë në këta 2 muaj që po ndodh konflikt për ata flamuj", shprehet qytetari për JOQ.