Vlora zgjohet me trakte në makina. “Ngrihuni të rrëzojmë diktaturën”

Publikuar tek: aktualitet, më 10:18 11-02-2015 Vlora zgjohet me trakte në makina. “Ngrihuni të rrëzojmë diktaturën” Traktet e shpërndarë në Vlorë

Rebelohen vlonjatët. Sot në mëngjes Vlora është gdhirë me trakte nëpër shtylla, rrugë, fasada institucionesh, në makinat e parkuara në rrugë por edhe lokale. Eshtë 11 shkurti, nuk është 10 shkurti Dita e Debatikut (e festuar e tillë në kohën e diktaturës), por në Vlorë po funksionon i njëjti mentalitet.

Në një fotokopje A4, është printuar thirrja “Ngrihu. Ka ardhur Koha. Ku është dinjiteti vlonjat??? Nuk ke mundësi të paguash dritat? Burg. Popull i Vlorës, ka ardhur koha të tregojmë forcë ndaj diktaturës që po nënshtron dita ditës popullin tonë. Mjaft. Organizata “Vlora Përgjigjet” nuk ndalet me kaq. Shpërndani lajmin në rrjetet sociale. Vepro tani për të ardhmen tënde”, thuhet në traktin e shpërndarë mëngjesin e sotëm.

Burime nga policia bëjnë me dije se mund të jenë prodhuar nga persona të familjeve që do u prishen shtëpitë në Lagjen “Kushtrimi” që lidh Transballkaniken me Autostradën.

Janë 153 familje të cilat disa ditë më parë protestuan për prishjen e shtëpive të tyre, e që parakaluan në bulevardin Vlorë-Skelë dhe me arkivolë në dorë ku shkruhej parrulla “Vlora”. Ndërkaq, zhvillim ka qenë edhe ai i arrestimit të kreut të Bashkisë Shpëtim Gjika. Sot në mëngjes, Gjika është gdhirë në familjen e tij në qytetin e Vlorës, pasi ka dalë nga spitali amerikan.

Thirrja e shpërndarë sot në Vlorë me gjithë traktet është e shoqëruar me foto, nënshtrimi, litar varjesh, popull të varfër, hekura burgu, tela energjie elektrike.

Nuk është e qartë nëse ka ndonjë prapavijë politike shpërndarja e traktit, sepse nuk thuhet gjë në të. Ose të paktën, nuk e ka marrë autorësinë asnjë parti politike. Ndërkohë nuk është e regjistruar asnjë organizatë joqeveritare “Vlora përgjigjet”. Sidoqë të jetë, është një provokim i hapur për destabilitet.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Merren në mbrojtje prindërit e Tahirit. A ka lidhje me ta shpërthimi i tretë në Tiranë?
Shpërthimet/Tahiri: Visho Ajazi i painformuar, e mori vesh në orën 9 »
Article Logic
Execution time: 0.016366958618164
array(1) { ["section"]=> string(70) "vlora-zgjohet-me-trakte-ne-makina-ngrihuni-te-rrezojme-diktaturen-3020" }