Policia e Vlorës ka vendosur 2041 masa administrative ndaj drejtuesve të mjeteve vetëm gjatë muajit shkurt nga të cilat 1383 janë gjoba për parking të gabuar.
Sipas policisë nga gjobat e vëna me qëllim disiplinimin e rregullave në fushën e qarkullimit rrugor, 270 janë për mos vënie të rripit të sigurimit dhe 116 për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit. Por nuk kanë munguar edhe 14 arrestime në flagrancë ose shoqërimet në polici në rast të drejtimit të mjetit pa dëshmi ose në gjendje të dëhur si dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit.