Vlorë, 37 vjecari kapet me 150 kg hashash

Publikuar tek: aktualitet, më 08:07 29-01-2015 Vlorë, 37 vjecari kapet me 150 kg hashash Lënda narkotike e zbuluar gjatë aksionit

Zbulohet nga seksioni i antidrogës, një laborator që shërbente për paketimin e lëndëve narkotike në Novoselë.

Gjatë operacionit të koduar “Mifoli” në vendin e ngjarjes ekipi i uniformave blu ka zbuluar gjithashtu rreth 150 kg kanabis, e cila është presuar dhe ndarë në 30 qese. Gjithashtu në banesë gjendet dhe një pjesë tjetër kanabisi, e bërë gati për t'u presuar si dhe mjetet që përdoreshin për këtë qëllim.

Ndërhyrja u bë rreth orëve të vona të së mërkurës. Sipas burimeve banesa ndodhet në pronësi të Agron Velaj, person me precedent të mëparshëm penal. Në momentin e ndërhyrjes së policisë, Velaj po udhëtonte drejt banesës me një automjet tip fuoristradë dhe sapo ka pikasur efektivët, është larguar menjëherë në këmbë në drejtim të paditur duke braktisur makinën.

Pajisja presuese e gjetur dje gjatë opercionit

 

Gjatë kontrollit në banesë janë gjetur familjarë të tij, të cilët janë marrë në pyetje. Policia ka sekuestruar dhe 2 automjete, të cilat janë në pronësi të Agron Velajt. Uniformat blu kanë marrë gjithë mjetet e duhura dhe janë vënë në kërkim për kapjen e autorit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 1 në 5 të vdekur nga duhani. Beqaj: Me duhanin jemi mirë, me alkoolin probleme
Sot, "Dita Botërore e Lumturisë", ja çfarë ju sjell lumturi sipas studiuesve »
Article Logic
Execution time: 0.013208150863647
array(1) { ["section"]=> string(44) "vlore-37-vjecari-kapet-me-40-kg-hashash-1777" }