Gjykata ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, ndaj dy punonjësve të policisë: Bujar ARAPI dhe Ilirjan ROKAJ. Arapi mbante detyrën e Përgjegjësit të Shërbimeve në seksionin e qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë së Vlorë, ndërsa Rokaj ishte shef seksioni për Autopatrullat e Përgjithshme.
Punonjësit kanë rezultuar se në 7 raste kanë bllokuar në pikën e bllokimit Triport, Vlorë, automjete të cilat kishin kryer aksidente të ndryshme automobilistike me pasojë dëmtime fizike në njerëz dhe këto mjete të bllokuara, më pas janë lënë të lira duke shkelur çdo proçedurë në rastet kur veprohet me to.
Nga veprimet hetimore të kryera është provuar se në të gjitha rastet e aksidenteve të ndodhura, megjithëse janë kryer veprimet e para proçeduriale nga oficerët e policisë gjyqësore Bujar Arapi dhe Ilirjan Rokaj, nuk është bërë referimi i këtyre materialeve hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë.