Vlorë/ Arrestohen 3 drejtues mjeti pa patentë, ndiqen penalisht 2 të tjerë

Publikuar tek: aktualitet, më 09:26 15-04-2015 Vlorë/ Arrestohen 3 drejtues mjeti pa patentë, ndiqen penalisht 2 të tjerë

Pesë persona janë arrestuar nga policia e Vlorës, për drejtim mjeti pa patent, dy prej të cilëve janë proceduar edhe penalisht. Të rinjtë nga 19 deri në 38 vjeç kanë lëvizur pa patent në rrugët e qytetit të Vlorës dhe Sarandës.

Bilbil Gjolena, Algisjon Kazanxhi, Klajdi Hoxha, Aleks Myftari dhe Klajdi Shellengaj janë drejtuesit e arrestuar.

26-vjeçari Gjolena u arrestua me motorrin e tij ”Dajang”, me targë AF909, në bulevardin  Vlorë-Skelë kurse Algisjon Kazanxhi 22 vjeç, u kap në rrugën Vlorë- Novoselë, duke drejtuar automjetin tip furgon “Ford”, pa targë, me  ngjyrë blu,  pa leje drejtimi përkatëse.

“ Sarandë, u kap Klajdi Hodo Hoxha, vjeç 22,  banues në Sarandë, pasi  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë e ka dënuar me 1 muaj burg. Aleks Lato Myftari, vjeç 38, banues ne Vlore, pasi rreth orës 10.30, u kap nga shërbimet e policisë në rrugën Vlorë – Skelë,  duke drejtuar mjetin tip Ford “Fiesta”  me targë AA014LC,  duke mos pasur leje drejtimi përkatëse. Klajdi Vladimir Shellengaj, vjec 19,  banues në lagjen “Pavarësia”, u kap nga shërbimet e policisë në bulevardin Vlorë – Skelë,  duke drejtuar mjetin tip “Mazda”, me targë CP272SG, pa  leje drejtimi,  por ishte i paisur me një dokument nga D.SH.T.Rrugor që tregonte se ishte duke vazhduar kursin për drejtues mjeti.”, deklaron policia e qarkut Vlorë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fluks qytetarësh në portin e Durrësit, duan të largohen nga Shqipëria, policia i kthen
Lang: Shumë persona po trafikojnë qenie njerëzore, marrin para nga azilkërkuesit »
Article Logic
Execution time: 0.012636184692383
array(1) { ["section"]=> string(77) "vlore-arrestohen-3-drejtues-mjeti-pa-patente-ndiqen-penalisht-2-te-tjere-8760" }