Vlorë, arrestohet 19 vjeçari, ishte në kërkim se kishte vjedhur një bicikletë

Publikuar tek: aktualitet, më 08:40 23-05-2015 Vlorë, arrestohet 19 vjeçari, ishte në kërkim se kishte vjedhur një bicikletë Foto ilustruese

Që në orët e para të mëngjesit strukturat e policisë së Vlorës kanë kryer dy arrestime. 

Sipas njoftimit u arrestua në flagrancë për veprën penale të vjedhjes së energjisë elektrike shtetasi Faslli Zoga, 48 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tij u krye në lagjen “Osman Haxhiu pasi në dyqanin e tij minimarket është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike” thuhet në njoftimin për shtyp të policisë së Vlorës.

Po ashtu, është vënë në pranga edhe një 19 vjeçar Klaustin Zeneli. Ky i fundit, edhe pse në moshë të vogël ka qenë i shpallur në kërkim, por është arrestuar në flagrancë për vjedhje. Policia e kapi në lagjen “Lef Sallata” ndërkohë që po tentonte të vidhte disa sende. Në 18 maj të këtij muaji, ai ishte verifikuar se kishte vjedhur një bicikletë dhe ishte shpallur po ashtu në kërkim nga policia. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 46 mijë maturantë japin sot provimin e parë
Vajzat shkulin flokët , djemtë bëjnë kashirllëk (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.011523008346558
array(1) { ["section"]=> string(81) "vlore-arrestohet-19-vjecari-ishte-ne-kerkim-se-kishte-vjedhur-nje-biciklete-11776" }