Vlorë, arrestohet 30-vjeçari iu gjet pistoletë e jelek antiplumbi

Publikuar tek: aktualitet, më 14:52 11-03-2015 Vlorë, arrestohet 30-vjeçari iu gjet pistoletë e jelek antiplumbi

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë për "Armëmbajtje pa leje" S.Sinomati, 30 vjeç banues në lagjen "Hajro Çakerri" Vlorë.

Arrestimi i tij u krye pasi 30 –vjeçari u kap në flagrancë në banesën e tij me një armë zjarri pistoletë tip TT të cilën e mbante në brez. Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës atij i është sekuestruar edhe një jelek antiplumb, fishekë pistolete, dhe një numer i konsiderueshëm karta (sim) telefonike te operatoreve te ndryshme celulare.

Policia e Vlorës bën me dije se vijojnë hetimet në lidhje me aktivitetin kriminal të këtij shtetasi.

Materialet do t’i referohen organit te Prokurorisë per vepren penale "Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake dhe municionit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Protesta e PD/ SHISH i jep informacion policisë se do të ketë dhunë
Kodheli, “Medalje mirënjohje” për sportistin Besim Fangu në 90 vjetorin e lindjes »
Article Logic
Execution time: 0.011307001113892
array(1) { ["section"]=> string(69) "vlore-arrestohet-30-vjecari-iu-gjet-pistolete-e-jelek-antiplumbi-5563" }