Operacioni i koduar "Tranzit", nga Antikrimi Ekonomik ka çuar në prangat e policisë doganierin Albert Bani me akuzën e shpërdorimit të detyrës për favorizimin e biznesmenit 62 vjeçar Valter Gjonbarcaj në zhdoganimin e mallit.
Biznesmeni Gjonbarcaj është arrestuar në aksin Fier-Vlorë dhe i janë sekuestruar një autoveturë, një zetor, 46 goma dhe 2 soba gatimi. Sipas Antikrimit Ekonomik, malli i sekuestruar ishte i padeklaruar.