Zbulohen edhe 10 parcela me kanabis në Vlorë dhe Delvinë me 985 rrënjë Kanabis Sattiva.
“Në fshatin Romës, Policia ka gjetur dhe asgjësuar me djegie 6-Parcela me 807-rrënjë bimë narkotike Canabis. Këto bimë narkotike u konstatuan të mbjella në mesin e pyllit nëpër sipërfaqe toke të hapura posaçërisht për mbjelljen e këtyre bimëve narkotike me lartësi nga 60 cm deri në 120 cm.Në fshatin Vrion të Delvinës, policia ka gjetur dhe asgjësuar me djegie 4-Parcela me 178-rrënjë bimë narkotike Canabis. Këto bimë narkotike u konstatuan të mbjella në mesin e një bimësie të dendur në pyllin e këtij fshati, me lartësi nga 80 cm deri ne 202 cm. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike”, deklaron policia.