Vlorë, dhunohet mjeku, bën denoncim pastaj e tërheq. Sot mjekët bënë protestë

Publikuar tek: aktualitet, më 16:35 09-03-2015 Vlorë, dhunohet mjeku, bën denoncim pastaj e tërheq. Sot mjekët bënë protestë Foto e spitalit te urgjences ne Vlore

Spitali i Vlorës është përfshirë në një arenë dhune dy ditët e fundit. Ditën e djeshme, pas vrasjes së ndodhur në Bashkinë e Selenicës, dy fiset janë zënë dhunshëm në oborrin e spitalit të Vlorës aq sa është dashur edhe ndërhyrja e policisë. 

Po dje një tjetër ngjarje është shënuar në qytet. Një familjar ka goditur mjekun reanimator Engjell Lazaj pasi një nga familjarët kishte pësuar infarkt, por ndërroi jetë në ambientet e spitalit.

Nisur nga këto ngjarje, mjekët e Vlorës sot kanë zhvilluar protestë, edhe pse mjeku i sulmuar Engjell Lazaj nuk ka pranuar të flasë për median.

Fillimisht ai ka bërë kallzim në strukturat e rendit në polici, por më pas, e ka tërhequr kallzimin. Pas këtij gjesti, kanë protestuar mjekët e Vlorës që kanë kërkuar më shumë siguri për jetën e tyre. Policia nuk ka nisur hetimet për ngjarjet pasi vetë mjeku i dhunuar ka tërhequr denoncimin. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tentuan të kalojnë kufirin, ndalohen 53 klandestinë në Hanin e Hotit
Studentët e privatit fitojnë betejën e parë me drejtësinë »
Article Logic
Execution time: 0.013072967529297
array(1) { ["section"]=> string(79) "vlore-dhunohet-mjeku-ben-denoncim-pastaj-e-terheq-sot-mjeket-bene-proteste-5377" }