Dhuna në familje ka qenë subjekti kryesor i arrestimeve ditën e djeshme nga drejtoria e policisë së qarkut të Vlorës.
Policia thotë se ka arrestuar 43 vjeçarin Genci Ahmeti, banues në lagjen “11 janari” në Vlorë. Denoncimi i tij ka ardhur nga bashkëshortja O.Ahmeti, e cila ka dhënë kallzim në policinë e Vlorës dhe ka arritur t’i shpëtojë dhunës së bashkëshortit të saj. Shtetasi u vu në pranga për Dhunë në familje dhe materiali iu kalua prokurorisë.
Po kështu, edhe në Sarandë, ka rënë në pranga një tjetër person për dhunë në familje. Bëhet fjalë për shtetasin Lavdërim Isufaj 59 vjeç banues në fshatin Gjashtë, pasi është dënuar nga Gjykata e Sarandës me 8 muaj burg për veprën penale të Dhunës në Familje. Ai menjëherë është dërguar në qeli për të vuajtur dënimin.