Ditën e djeshme është gjetur një kafkë njeriu e dekompozuar në qytetin e Vlorës por sot policia e Vlorës njofton se është gjetur edhe një tjetër në varrezat e Kaninës.
Njoftimi i plocisë së Vlorës
Rreth orës 15:00, në varrezat e Kaninës është konstatuar një kafkë tjetër koke njeriu e dekompozuar.
Për shkak të një erozioni të ndodhur në këto varreza, ka dale kjo kafkë e cila dyshohet se është e vjetër shumë vjeçare.
Kafka i është vënë në dispozion mjekut ligjor për kryerjen e ekzaminimeve të mëtejshme proceduriale.