Një pacient në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj një mjeku në Qendrën Shëndetësore të qytetit të Vlorës.
Personi i dehur pasi e ka dhunuar psikologjikisht mjekun, ka thyer xhamat e Qendës Shëndetësore duke krijuar panik edhe te pacientët e tjerë.
Pas njoftimit të marrë, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe e ka arrestuar të dehurin nën akuzën e “ dhunës psikologjike ndaj mjekut në detyrë”.