Nje video e regjistruar me telefon dhe e publikuar në Facebook tregon momentin se si një fëmijë është duke pirë duhan në një prej lokaleve të qytetit të Vlorës i ulur në tavoninë me dy të moshuar.
Fakti se fëmija i mitur po pi duhan duket se nuk i shqetëson fare dy përsonat e moshuar që ndodhen në të njëtjën tavolinë, por që e shoqërojnë po me duhan dhe kafe. Video e publikuar në rrjetin social Facebook nga faqja “Jeta osh qef”, ka shkaktuar revoltimin e shumë komentuesve duke dënuar faktin që të moshuarit e pranishëm në tavolinë, e kanë lejuar një gjë të tillë.